
Shtëpia e Bardhë publikoi dy fotografi mbrëmjen e së shtunës ku duket Presidenti Donald Trump duke punuar nga Qendra Ushtarake Ushtarake ‘Walter Reed’.
Trump ishte fotografuar në suitën presidenciale të spitalit ku ai u shtrua të premten në mbrëmje pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, shkruan Dailymail, përkthen Periskopi.
Presidenti u përpoq të siguronte publikun që shëndeti i tij po përmirësohej pasi në disa media amerikane qarkulluan lajme se ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe mund të kishte qenë në oksigjen në Shtëpinë e Bardhë para se të shtrohej në spital.
Shtëpia e Bardhë dhe ekipi mjekësor i Trump këmbëngulën që presidenti po përmirësohet dhe vazhdoi të punonte.
Të dy fotografitë e publikuara të shtunën në mbrëmje janë realizuar nga Fotogradi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Joyce N. Boghosian.
Ata bënë me dije se Trump po punon fort nga spitali.
‘Njeriu nuk ndalet së punuari!’ komentoi Zëvendës Sekretari i Shtypit Judd Deere ndërsa postoi fotografitë në Twitter.
Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.