970×90
970×90

Psikoterapeuti shpjegon se si mund të ketë ardhur tek marrja e 900 mijë frangave

Psikoterapeuti shpjegon se si mund të ketë ardhur tek marrja e 900 mijë frangave


Roland Weber tregon se si është e mundur që një person të marrë qindra mijëra franga, shkruan 20minuten, transmeton lajmi.net.

Kësaj pyetje psikoterapeuti thotë se i jepet përgjigje me atë se Petra ishte e vetmuar dhe kërkonte dikë që t’i besonte.

Ai thotë se besimi i zonjës Petra u keqtrajtua rëndë dhe ajo donte që të ndihmonte personin tjetër.

Weber shton “Vlerat e krishtera janë shumë të përhapura në shoqërinë tonë: Trajtojeni fqinjin tuaj si veten”.

Sipas tij, njerëzit depresiv shpesh ndihen më të përkushtuar ndaj të tjerëve sesa ndaj vetes dhe shpejt ndihen fajtorë për këtë.

Besimi fitohet edhe duke bërë premtime për të ardhmen, e në këtë mënyrë vjen deri tek kërkesa për para.

Psikoterapeuti thotë se tipa të tillë veprojnë si narcisistë duke shprehur dashuri, e në këtë rast viktima ‘mbulohet’ me komplimente dhe vëmendje.

Ndërsa pyetjes se përse nuk e vërehet çfarë po ndodh pas përmbushjes së kërkesës së parë, thotë se i përgjigjet fakti që kërkesa e parë jepet shumë e moderuar, për të vazhduar me kërkesa për shuma të larta më vonë.

Sipas tij, Petra Z.  ndihej akoma më e mirë pak pas transferimit të parave, sepse marrëdhënia përmbushej më shumë.

Këto raste thotë se ndodhin kur dikujt i beson verbërisht, kur e kupton se keni shumë para të humbura ju zgjoheni nga makth.

Ndërsa, deklaratës së Petras se është në depresion ai i përgjigjet me atë nuk është e sigurtë nëse depresioni i erdhi pas këtij rasti, apo ka qenë e prekur mentalisht edhe më parë.

Por, Weber shtoi se në këtë rast, e sigurtë është se mashtrimi i dyshuar në këtë dimension tërheq viktimat nga toka nën këmbët e tyre. Pas shokut të parë, barra psiko-sociale mund të bëhet kaq e madhe sa që si rezultat mund të ndodhë depresioni.

Krejt në fund, psikoterapeuti tha se Petra ka nevojv për mbrështetje ligjore dhe mendore. Ligjërisht, ajo duhet të konsultohet me një avokat, ani pse kjo qasje nuk i ndihmon domosdoshmërisht në shëndetin mendor.

I gjithë ky proces thotë se mund të kërkojë vite dhe të jetë rraskapitës,

“Unë mendoj se ajo duhet të shikojë se çfarë mund të bëjë për vetminë e saj. Ky ishte problemi edhe në fillim”, thotë Weber.

Related posts