970×90
970×90
970×90
970×90

Pse WhatsApp bllokoi 2 milionë llogari?

Pse WhatsApp bllokoi 2 milionë llogari?

WhatsApp ka njoftuar se bllokoi mbi 2 milionë llogari në Indi në muajt maj dhe qershor për shkelje të rregullave. 95% e këtyre përdoruesve u bllokuan për kalimin e numrit të herëve që mund të bëhen “forward” mesazhet në Indi.

India është tregu më i madh i WhatsApp me rreth 400 milionë përdorues.

WhatsApp tha se fokusi i tij kryesor ka qenë parandalimi i llogarive në Indi nga dërgimi i mesazheve të dëmshme ose të padëshiruara. Duke përdorur teknologjinë e përparuar, WhatsApp thuhet se ndalon afër tetë milionë llogari në të gjithë botën çdo muaj.

Dy milionë llogari që dërgojnë një “shkallë të lartë dhe anormale të mesazheve” u ndaluan vetëm në Indi midis 15 majit dhe 15 qershorit. Shërbimi e identifikon një llogari indiane përmes prefiksit +91 (kodi i vendit).

WhatsApp shpesh bëhet fokusi i diskutimeve mbi përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në Indi. Lajme dhe mashtrime të tilla të rreme u përcillen dhjetëra mijëra përdoruesve në orë dhe është praktikisht e pamundur të mbahen nën kontroll. Madje ka ndodhur edhe që mesazhet dhe videot që qarkullojnë kanë nxitur dhunë në Indi, duke çuar edhe në vdekje.

Burimi: BBC

Related posts