970×90
970×90

Pse u ndanë realisht Camila Cabello dhe Shawn Mendes?

Pse u ndanë realisht Camila Cabello dhe Shawn Mendes?

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarët Camila Cabello dhe Shawn Mendes njoftuan për fansat fundin e lidhjes së tyre 2-vjeçare. Për muaj me radhë ata ishin një shënjestër e thashethemeve, derisa në vitin 2019 konfirmuan se mes tyre kishte më shumë se thjesht miqësi. Në të njëjtin vit, ata publikuan së bashku këngën “Señorita”, e cila shpejt u bë hit dhe arriti në krye të top-listave në mbarë botën.

Derisa pak ditë më parë, erdhi lajmi i papritur i ndarjes.

“Hej njerëz, ne vendosëm t’i japim fund lidhjes sonë, por dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miq të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi miq të ngushtë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj nga fillimi dhe në të ardhmen,” -thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët.

Por çfarë solli ndarjen e Camila-s dhe Shawn, një prej çifteve më të dashur nga publiku?

Thashethemet mes fansave dhe mediave thonë se Camila dhe Shawn nuk kanë qenë të suksesshëm si çift që nga viti i kaluar. Në një intervistë, këngëtarja tha se ata përfunduan duke u ndarë në një moment dhe thashethemet sugjerojnë se kjo ndodhi pasi ata u karantinuan së bashku, por menjëherë pas kësaj ata u ribashkuan.

Në rrjetet sociale, fansat reaguan për ndarjen, disa duke u ankuar e të tjerë duke brohoritur. Epo, mbase ata do të funksionojnë më mirë si miq sesa si të dashur.

Related posts