970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Pse po e kujton Vjosa Osmani porosinë e ambasadorit amerikan për LDK-në dhe VV-në?

Pse po e kujton Vjosa Osmani porosinë e ambasadorit amerikan për LDK-në dhe VV-në?

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, mbrëmë në mesnatë ka reaguar për pengesat të cilat janë duke ndodhur në arritjen e koalicionit VV-LDK. Ajo, përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”, ka përkujtuar një porosi të cilën ambasadori amerikan në Kosovë i ka japë në zyrët e LDK-së pikërisht për këtë parti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Porosia të cilën e kujton Vjosa është fraza se “ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË”, porosi kjo e cila sipas ambasadorit amerikan ishte për këto dy parti, shkruan GazetaProjekti.

Ky është statusi i Znj, Osmani:

Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik të vendit tonë: orientim pro-perendimor e euro-atlantik.
Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thikë pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimit euro-atlantik’.
Meqë miqtë tanë ndërkombëtarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik i vendit tonë. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë.
Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË?

Related posts