Për të kuptuar botën, ngjarjet duhet të kenë ndonjë shkak ose kuptim prapa tyre. Kjo na ndihmon të kuptojmëse çfarë po ndodh. Si i tillë, ne synojmë ta atribuojmë këtë shkak, kur bëhet fjalë për sjelljen tonë. Kjo quhet Teoria e Atribuimit. Dhe ekzistojnë dy lloj atribuimesh:Atribuimi i Brendshëm – ku i caktojmë shkaqet faktorëve të brendshëm, dhe Atribuimi i Jashtëm – në të cilin i caktojmë shkaqe faktorëve të jashtëm (të tjerëve).
Kur kemi sukses, kemi më shumë gjasa të përdorim atributet e brendshme , duke besuar se kemi vetë ne meritë për fitoren. Nga ana tjetër, nëse dështojmë ose bëjmë një gabim, preferojmë të përdorim atributet e jashtme . Me fjalë të tjera, nuk ishte faji ynë, por faktorët që ishin jashtë kontrollit tonë.
Por pse e bëjmë këtë? Njëra nga arsyet, është sepse të gjithë duam ta shohim veten në një dritë pozitive. S’duam ta pranojmë, që dështimi ka ndodhur për shkak të gabimeve tona. Një tjetër teori, është se duke përdorur atributet, ne mbrojmë veten. Nëse mund të fajësojmë të tjerët, shmangim ndëshkimin ose akuzat.