970×90
970×90
970×90
970×90

Pse ka luftë në Siri, si nisi dhe pse po zgjat kaq shumë

Pse ka luftë në Siri, si nisi dhe pse po zgjat kaq shumë

Gjithë mediat e botës po flasin për luftën në Siri, kanë publikuar e janë kënaqur me plot foto të tmerrshme. Jo të gjithë njërëzit e dinë se si filloi lufta aty, kush vende u përfshinë, pse filloi apo pse ndërhynë vendet e botës ku për to thuhet se kanë ndikuar akoma më keq. Siria është kthyer në një top futbolli që pasohet herë ngë njëra e herë nga tjetra.

Por nuk dihet momenti se kur ky ‘top’ do bjerë në tokë dhe nëse do bjerë, çfarë do ndodhë? A kemi frikë nga një luftë tjetër botërore? Nëse ndodh e dini se teknologjia ka arritur të krijojë armët më të rrezikshme në botë që arrijnë të shkatërrojnë me një shpërthim një qytet të tërë ?

Ajo që filloi si një kryengritje paqësore kundër presidentit Sirisë Bashar al-Assad gjashtë vjet më parë rezultoi një luftë eplotë civile, në luftën që ka lënë më shumë se 300.000 të vdekur, ku vendi është shkatërruar që ka përfshirë edhe fuqitë botërore.

 

Si filloi lufta? Shumë kohë para fillimit të konfliktit, shumë sirianë ankoheshin në lidhje me nivelin e papunësisë së lartë, korrupsionit të përhapur, mungesës së lirisë politike dhe represionit shtetëror po nën sundimin e presidentit Bashar El Assad, i cili pasoi babain e tij, Hafez, në vitin 2000. Në mars të vitit 2011, shpërtheu një demonstratë pro-demokracisë e frymëzuar nga Pranvera Arabe në qytetin jugor të Deraa. Përdorimi i qeverisë së forcës vdekjeprurëse për të shtypur disidentët shkaktoi protesta mbarëkombëtare ku kërkohej dorëheqja e presidentit.

 

Trazirat u përhapën dhe u intensifikuan goditjet, mbështetësit e opizitës mblodhën armët fillimisht për të mbrojtur veten dhe më vonë për të dëbuar forcat e sigurisë nga zonat e tyre lokale. Kështu Assad u zotua për të shtypur terrorizmin e huaj të mbështetur dhe për të rivendosur kontrollin e shtetit.

Dhuna u përshkallëzua me shpejtësi dhe vendi u zhyt në luftë civile, u formuan qindra brigada rebele për të luftuar forcat qeveritare për kontrollin e vendit.

Kjo luftë është kthyer më shumë se një betejë mes atyre pro dhe kundër Assad. Një faktor kyç ka qenë ndërhyrja e fuqive rajonale dhe botërore, duke përfshirë Iranin, Rusinë, Arabinë Saudite dhe SHBA-të. Ushtritë e tyre dhanë mbështetje financiare dhe politike për qeverinë dhe disa për opozitën, ata kanë kontribuar drejtpërdrejt në intensifikimin dhe vazhdimin e luftimeve, duke e kthyer Sirinë në një fushë beteje të pambarimtë.

Fuqitë e jashtme janë akuzuar shpesh se kanë nxitur sektarizmin në shtetin laik. Ndarjet të tilla kanë inkurajuar të dyja palët për të kryer mizori jo vetëm me humbje jetë por edhe duke shkatërruar komunitetet, pozitat e qeveritarëve dhe heqjen e shpresave për një zgjidhje politike. Edhe Grupet xhihadiste morën rol të madh, dhe rritja në numër të tyre ka shtuar një dimension të mëtejshëm të luftës.

Hayat Tahrir al-Sham, një aleancë e formuar nga ajo që dikur ishte e lidhur me al-Qaeda dhe al-Nusra Front, kontrollon pjesë të mëdha të provincës veri-perëndimore të Idlibit, vendi ku ndodhi sulmi me gaz vdekjeprurës duke tronditur gjithë botën.

Ndërkohë, ISIS e cila kontrollon pjesë të mëdha të Sirisë veriore dhe lindore, është ndeshur me forcat qeveritare, brigada rebele dhe milici kurde, si dhe është përballur me sulme ajrore nga Rusia dhe një koalicon shumëkombësh të udhëhequr nga SHBA-të.

Mijëra milicë shiitë nga Irani, Libani, Iraku, Afganistani dhe Jemeni thonë se ata janë duke luftuar së bashku me ushtrinë siriane për të mbrojtur vendet e shenjta. E ndërkohë situate ka arritur ku mijëra njerëza vdesin, shumë torturohen dhe së fundmi Trump reagoi duke sulmuar me raketa bazat ushtarake të qeverisë siriane kundër Bashar Al Assad, Deri tani thuhet se janë vrarë 8 civilë por Amerika thotë se nuk ka aspak në shenjestër civilët.

Ndërsa Rusia si aleati i saj më i madh dhe si një nga vendet me forcat bërthamore më të mëdha në botë nuk ka rënë dakort me vendimin e Trump./Tiranapot.al

Related posts