Nga David Fickling
“Bloomberg”
Nëse doni të dini pse gati 40 milionë dokumente të dekonspiruara mbi asetet e fshehura në qendrat financiare off-shore,nuk arritën të sjellin asnjë ndryshim domethënës që kur u bënëzbulime të ngjashme 8 vjet më parë, atëherë këngëtari Billie Holiday ju jep një ide përmes njërës nga këngët e tij:“Ato që kanë marrë, do të fitojnë; ata që nuk do të marrin do tëhumbasin. Kështu e thotë Bibla, dhe kjo përbën ende një lajm”.
Moria e fundit e informacioneve konfidenciale të zbuluara nga një investigim i KonsorciumitNdërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), është më i madhi deri më tani i këtij lloji. Pas analizimit të të dhënave, organizatat mediatike kanë përmendur emrat e MbretitAbdullah II të Jordanisë, bashkëpunëtorët e presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrin çek Andrej Babis dhe presidentin e Kenias Uhuru Kenyatta, në lidhje me pasuritë e tyre të fshehura në kompanitë off-shore.
Por pavarësisht të gjitha këtyre zbulimeve tëjashtëzakonshme në lidhje me sistemin financiar në hije për individët dhe bizneset e pasura që nga zbulimet e para të ICIJ në vitin 2013, është e habitshme se sa pak gjëra kanë ndryshuar. Masat për ta frenuar këtë sistem, janë në rastin më të mirë joefektive.
Kanë kaluar 8 vite që kur qeveritë premtuan të ndërmarrin veprime të koordinuara për të goditur përdorimin e strukturave financiare off-shore, minimizuar shmangien e taksave ngakorporatat si dhe boshatisjen kësisoj të arkave të shtetit. Por nëse ka lëvizur diçka, kjo ka qenë në drejtimin ekundërt.
Aq shumë para po lëvizin tani nëpër qendrat financiare off-shore, saqë transaksione të tilla përbëjnë tani një fluks më të madh kapitalit, sesa merr çdo vend nga investimet e huaja. Pagesat e honorareve dhe tarifat e licencimit që mbështesin këto strukturat, po rriten më shpejt sesa tregtia e mallrave fizikë dhe shërbimeve konvencionale.
Larg marrjes së një pjese më të madhe të fitimeve, vendet më të zhvilluara e kanë përballuar humbjen e fitimeve të tatueshme gjatë dekadës së fundit, përmes uljes së normave të taksimit për korporatat, një pranim ky në heshtje se masat kundër parajsave fiskale kanë dështuar.
Sipas një raporti muajin e kaluar nga Observatori Tatimor i BE–së, rregullat e transparencës sëdetyrueshme mbi këto depozita të miratuara në vitin 2014 për të parandaluar përdorimin e parajsave fiskale nga bankat evropiane, duket se nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të vërtetë.
Një shpjegim që sugjerohet nga lista e figurave të plotfuqishme të zbuluara nga investigimi i fundit, i quajtur “Pandora Pappers”, është se njerëzit përgjegjës për të shkruar ligjet dhe traktatet që mbështesin flukset e kapitalit ndërkombëtar, kanë shumë përfitime nga gjendja aktuale.
Për sa kohë që një sasi e paarsyeshme e pasurisë dhe fuqisë përqendrohet në duart e disa individëve dhe bizneseve, ata do të kërkojnë dhe gjejnë mënyra për të zhvendosur pasuritë në cilindo nga vendet që premtojnë se do t’i trajtojnë më mirë ato.
Konsulentët do të synojnë që të përfitojnë nga ndihma në këtë proces, nduke u bërë ekspertë në gjetjen e boshllëqeve ligjore, dhe duke e përshpejtuar më tej përqendrimin e pasurisë dhe erozionin e rregullave tatimore. Në SHBA ekziston një lidhje e fortë midis atyre që mbajnë poste të larta në studiot ligjore kryesore dhe ato kontabël,dhe atyre në postet qeveritare, siç raportoi muajin e kaluar “New York Times”.
Një situatë e ngjashme ekziston edhe në Britaninë e Madhe. Për pasojë, kompanitë që janë të interesuara të minimizojnë faturat tatimore tëklientëve të tyre shpesh, kanë një rol të madh në hartimin e politikave, që vendosin se sa do të duhet të paguajnë këta klientë.
Por ekziston ndërkohë një problem edhe më i madh. Këto ligje tatimore, janë nga natyra e tyre të gjata dhe komplekse. Dhe kur ndahen midis 320 juridiksioneve kombëtare dhe nën-kombëtare të botës,dhe kur kalojnë deri në 5 vende të ndryshme, siç ndodh me strukturën e famshme të shmangies së taksave të quajtur “dopio-sanduiçiirlandezo-holandez”, mundësitë për boshllëqe janë pothuajse të pakufizuara.
Çdo përpjekje për t’i frenuar ato është si një lojë e “maces me miun”. Kjo vlen edhe për përpjekjet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të rivendosur rregullat e taksave në botë përmes një marrëveshjeje midis 130 juridiksioneve, e cila do të përfundojë këtë muaj.
Thelbi i propozimit, një normë minimale globale e taksës prej 15 për qind, që mund të zbatohet në mënyrë të njëanshme nga qeveritë që mendojnë se po humbasin, ka të ngjarë të përfundojë me kalimin e kohës si një taksë maksimale globale.
Përpjekjet e administratës Biden për të rikthyer normat e ulura në nivelin 21 për qind nëkohën e presidentit Donald Trump, do të ndalen në 26 për qind, në vend të 28 për qind të kërkuar fillimisht,apo 35 për qind që ekzistonin më parë. Ka pak shenja se lufta kundër parajsave fiskale, e nisur prej 4 dekadash do të përfundojë së shpejti.
Tek e fundit, problemi kryesor qëndron tek flukset e pakufizuara të kapitalit që kanë lëvizur në të gjithë globin, që nga rënia e sistemit Bretton Woods në vitet 1970. Ndërsa kapitali mund të lëvizë pa kufizim përtej kufijve, një pjesë e vogël e atyre parave do të jetë gjithmonë në dispozicion të atyre që duan t’i ruajnë pasurinë e tyre,larg duarve të autoriteteve ligjore ose tatimore.
Arkitektura financiare e botës, po fillon të mendojë paraprakisht nëse hapja e llogarive kapitale-dhe humbja e pavarësisë monetare apo stabilitetit tëkursit të këmbimit që vjen në mënyrë të pashmangshme -ka qenë një marrëveshje e mirë, apo një pakt me Djallin.
Në rast se qeveritë duan që të adresojnë shkakun e shmangies së taksave, në vend se të prodhojnë“kura” të pafundme për simptomat, duhet që të shqyrtojnë qasjen e tyre aktuale.