
Pasi e kishte refuzuar për një takim, Atdheu e ftoi Ledianën për takim, shkruan lajmi.net.
Takimi u zhvillua gjatë puntantës së sontme të “Përtputhen”, teksa nuk mungoi diskutimi për tema të ndryshme.
Gjatë takimit, Lediana e pyeti Atdheun se a është i dhunshëm me femrat dhe ky i fundit e mohoi një gjë të tillë.
Në një moment, Lediana i tha ta heq këmbën nga ajo dhe menjëherë vjen pyetja nga Atdheu “Kam ftohtë. Pse je kaq e egër? A ka ushtruar dhunë dikush ndaj teje?”.
Konkurrentja u përgjigj duke i thënë se kjo nuk ka ndodhur dhe se nuk marrin guximin ta bëjnë një gjë të tillë sepse i rrah.
Krejt në fund, Atdheu dha deklaratë të fortë, duke thënë se për vajzën që dashuron është në gjendje të pi edhe helm.