
Dy ministrat e fundit të Punëve të Brendshme kanë mustaqe. Madje, duket se ky është shndërruar në një zakon për të parin e Punëve të Brendshme. Edhe ministri i ardhshëm do të jetë me mustaqe.
Ish-ministri Bejtush Gashi, ka pasur mustaqe. Njëjtë sikur, ai edhe pasardhësi i tij, Ekrem Mustafa.
Një i ngjashëm pritet të emërohet prapë Ministër i Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Kryetarin e Komunës së Podujëvës, Agim Veliun.
Për këtë çështje, kanë filluar edhe shakatë nëpër rrjete sociale, duke thënë se “mustaqet janë kusht për të qenë Ministër i Punëve të Brendshme”.