Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të LDK’së Anton Qunit pasi ky i fundit në emisionin Pressing të T7 tha se zyrtari i PDK’së gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
Xhavit Haliti në Kuvend, tha se gjatë kohës së luftës as nuk e ka ditur se kush është deputeti u LDK-së Anton Quni, ndërsa, ka pasur kontakte vetëm me Bujar Bukoshin.
Haliti tha se në rast se del se ai ka keqpërdorur ndonjë fond, atëherë është i gatshëm të jep dorëheqje, ndërsa, ka kërkuar të njëjtën edhe nga Quni.
“Ju keni gënjyer në kuvend, edhe të gjithë shokët tu”, tha Haliti.
Kjo vjen si kundërpërgjigje e Halitit ndaj akuzave që i bëri Quni mbrëmë në emisionin Pressing në T7.
Quni shtoi të hënën mbrëma se ka qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka.
Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?
“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.