
Pini kafenë në mëngjes dhe e kapni veten mat duke numëruar sa lugë sheqer keni hedhur? Dilni nga shtëpia me çelësat e makinës në dorë dhe harroni se ku keni parkuar një natë përpara?
Shembujt e harresës janë të shumtë, por një studim i ri tregon se harresa ka lidhje me kafeinën, gjë që mund të ndihmojë njerëzit në përmirësimin e kujtesës teksa vitet ikin.
Studiuesit e University of Tsukuba në Japoni thonë se kanë analizuar Trigonellinën (TG), një alkaloid bimor i gjetur në kafe që ndikon direkt te kujtesa.
Eksperimentimi u bë fillimisht te minjtë, ku një masë prej tyre iu dha që të gëlltisnin TG për 30 ditë dhe u konstatua se minjtë patën përmirësim të ndjeshëm në kujtesë gjatë testit klinik, shkruan INC.
Minjtë u vendosën në një vaskë me ujë të turbullt dhe gjurmimi gjatë testit u bë për të parë sesa ata do të kujtonin rrugën për të dalë në sipërfaqe të ujit duke notuar.
Gjatë ekzaminimit të minjve, studiuesit thonë se ata i kishin ndarë ata në grupe: minj që kishin gëlltitur TG dhe ata që nuk kishin gëlltitur asgjë.