Kur presidenti Donald Trumpo bombardoi Sirinë në prill të vitit të kaluar pasi akuzoi Assadin për përdorim të armëve të ndaluara, përfitimet në shtëpi, ishin shumë të mira. Dy të tretat e amerikanëve aprovuan bombradimet, 90 për qind e Republikanëve ishin pro dhe 48 për qind e demokratëve gjithashtu e mbështetën.
Kështu shkruan në një opinion për Independent, David Usburne përmes të cilit, lidh në një linjë veprimet e Donald Trump dhe ish presidentit Bill Clinton. Thotë se të dy, krijojnë afera ndërkombëtare, për t’i mbuluar aferat kombëtare.
‘Është ngjashëm ashtu siç na ndodhi me Bill Clintonin, që supozohej se kishte marrëdhënie seksuale me një zyrtare në zyrën e tij. Ishte koha kur ai kishte dëshmuar dhe kishte pohuar se ‘kishte një marrëdhenie jo të zakonshme me Monica Leëinskyn’, thotë ai, transmeton Periskopi.
Në po atë periudhë, pra në kohën kur Clinton po përballej me skandalin seksual, kishte marrë vendime për ndërhyrje në disa vende, përfshirë edhe Kosovën.
“Jemi të mësuar që këto ngjarje veçanërisht nëpër periudha të ndjeshme sepse diçka e papranueshme ndërkohë po ndodh në Uashington.”, shkruan Usborne.
“Me kamerat e ftuara në Shtëpinë e Bardhë, Trump së pari foli, jo për viktimat (në Siri v.j.) por për lajmet se FBI ka bastisur zyrat e avokatit personal të Donald Trump, Michael Cohen. Më vonë, ai foli për Sirinë. Duket se duhet ta kuptojmë që Trump është sikur Clinton. Ai është i aftë t’i vendosë në tavolinë dy rrethana që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe të kuptojë, se si në fakt, ato shkojnë perfekt në favorin e tij. Derisa Clinton ishte akuzuar për fabrikim të çështjeve të jashtme për të zgjidhur urgjentisht çështjet e brendshme të tij, Trump ndoshta ka më shumë argument kur flitet për Sirinë”, shkruan ai.