
Një vaksinë kundër Covid-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se është akoma e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv me virusin.
Stephen Lynch i Massachusetts doli pozitiv pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
Trajneri i basketbollit i Hall of Fame, Rick Pitino, i cili trajneron ekipin e burrave në Iona College në New York, gjithashtu doli pozitiv pasi mori dozën e tij të parë.
Kjo, sipas studiuesve ndodh për disa arsye.
“Duhet pak kohë që reagimi imunitar të zhvillohet”, tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Universitare të Spitaleve Roe Green për Mjekësi të Udhëtimit dhe Shëndetit Global në Cleveland.
Një prej tyre është fakti se duhen disa ditë që vaksina të sigurojë mbrojtjen, pasi është injektuar në trup. Kjo do të thotë se një person mund të infektohet nëse e ka bërë vaksinën, pasi kjo e fundit nuk ka filluar akoma funksionin në trup.
Një arsye tjetër është fakti se vaksina nuk është 100% efektive.
Vaksinat e miratuara për përdorim deri më tani, janë shumë efektive, por gjithsesi nuk sigurojnë një mbrojtje totale.
Vaksinat nuk funksionojnë në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se një person mund të rezultojë pozitiv sepse ka qenë infektuar para se të merrte vaksinën dhe thjesht nuk e dinte akoma.