Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) nuk e ka ftuar Listën Serbe të jetë pjesë e tryezës së partive politike të organizuar për të katërtën herë më parë prej partive të ndryshme.
Aty janë të pranishme LDK-ja, LVV-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma, si dhe përfaqësuesit e partive joshumicë, përjashtuar Listën Serbe.
Në këtë tryezë pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë.
Ndërkohë, partitë ishin mbledhur edhe tri herë para kësaj tryeze për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme e tema të tjera të rëndësisë nacionale, por asnjëherë nuk ishte arritur ndonjë konsensus.