Partia Socialdemokrate (PSD), sonte duke filluar nga ora 22:00, do të mbajë një aktivitet në Prishtinë, kështu duke mos respektuar masat e qeverisë për mospërhapjen e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook zëdhënësja për media e PSD-së, Natyra Kuçi.
Ajo tha se për media do të prononcohet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Sonte, me datën 7 prill, duke filluar nga ora 22;00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet në sheshin “Skënderbeu” pranë Teatrit Kombëtar.
Për media prononcohet Dardan Molliqaj.
Ju ftojmë që ta ndiqni aktivitetin./