Pronarët e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë edhe pronarë të KEDS-it, që është pjesë e Holdingut “Çalik”, këta të fundit patën arritur që nga Qeveria e Kosovës të blejnë KEDS-in vetëm për 26 milionë euro.
Holdingu “Çalik” është ndër kompanitë më të mëdha në Turqi, duke pasur shumë biznese nën udhëheqje, përfshirë edhe KEDS-inë në Kosovë si dhe BKT-në, raporton gazetametro.
Qeveria e Kosovës kishte shitur kompanin për vetëm 26 milionë euro, në atë kohë Qeveria ishte akuzuar shumë se nuk ishte transparente në shitjen e kompanisë, pasi vlera e brendshme nuk u njoftua para se të ndodhte privatizimi.
Edhe më shqetësues shitjen e KEDS-it për vetëm 26 milionë euro e bën potenciali i madh i kësaj kompanie për fitim.
Kështu sipas disa studimeve, ka dal se për çdo investim të kryer në KEDS, mundësia e kthimit në investim është menjëherë brenda vitit pasues dhe e një shkalle shumë të lartë.
Shitja e distribucionit të energjisë elektrike me një cmim të tillë vite më pare ishte përcjellë me akuza të shumta, pasi vlerësohet se vlera e aseteve të kompanisë publike ishte shumëfish më e lartë dhe njëkohësisht kompania turke kishte investuar në një biznes të sigurt dhe me të drejtë ekskluzive të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të konsumatorët/gazetametro.net