970×90
970×90
970×90
970×90

Promovohet libri “Varreza Tumulare e Dollcit”

Promovohet libri “Varreza Tumulare e Dollcit”

Në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, është bërë promovimi i librit Varreza Tumulare e Dollcit, i autorëve Premtim Alaj, Sedat Baraliu dhe Bardhyl Rexhepi, shkruan Gazeta Projekti.

Ky libër sjell në dritë historinë e periudhës së Dardanëve në rajonin e Dollcit, Komuna e Klinës, duke thelluar njohuritë tona mbi trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike të Kosovës, veçanërisht duke hulumtuar traditën e nekropoleve të lashtësisë.

Në promovimin që u organizua nga Instituti Arkeologjik i Kosovëse morën pjesë njohës të trashëgimisë kulturore, arkeologë dhe studies.

Recensentët Shafi Gashi dhe Michael Galaty në fjalën e tyre ndanë pikëpamjet mbi vlerat e monografisë, ndërsa këshilltarja e ministrit Çeku, Nora Arapi-Krasniqi, përmendi përkushtimin e MKRS-së për të mbështetur arkeologjinë e vendit tonë.

Ndërsa u.d drejtori i IAK, Milot Berisha, foli për rëndësinë e këtij botimi për të pasuruar mozaikun e historisë sonë të lashtë.

Related posts