970×90
970×90

Prokurorja e Speciales kërkon gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në verën e vitit 2021, mbrojtja e kundërshton

Prokurorja e Speciales kërkon gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në verën e vitit 2021, mbrojtja e kundërshton

Ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.


Prokurorja  e Speciales ka thënë se Gjykimi  ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të fillojë në verën tjetër.

Sipas saj nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Kjo është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të cilët kanë dhënë se kjo është një çështje e komplikuar dhe mund të duhen deri në 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

“18 muaj do të na duhen para se të fillojmë të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Kjo është një çështje e komplikuar. Ndoshta do të fillohet në verë, qershor, por jo edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë Avokati i Thaçit, David Hooper.

Related posts