970×90
970×90

Prokuroria tregon për bastisjet në veri, gjenden dëshmi që lidhen me vrasjen e Ivanoviqit

Prokuroria tregon për bastisjet në veri, gjenden dëshmi që lidhen me vrasjen e Ivanoviqit

Forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, sot kanë arrestuar në Mitrovicë tre persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Personi i katër është arrestuar pas pengimit për kryerje të punës ndaj zyrtarëve policor.

Në lidhje me këtë rast Prokuroria ka njoftuar se te të dyshuarit janë gjetur armë pa leje dhe dëshmi të tjera, lidhur me këtë rastin Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm në veri, ku u arrestuan katër persona, si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në Prokurori thonë se janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.

“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale. Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Related posts