
Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë po mbanë konferencë për media dhe po sqaron aksionin e sotëm në veri të Kosovës.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë në konferencën për media se prokuroria ka dëgjuar një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve, dëshmitë e së cilëve i kanë kontribuuar këtij aksioni, raporton Express.
“Pas aktivitetit 1 vjeçar, pas mbledhjes së provave të nevojshme, prokuroria i ka parashtru kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll në lokale dhe në shtëpitë e të dyshuarve”, tha prokurori.
Ai njoftoi se në vazhdën e arrestimeve ka pasur eprorë dhe zyrtarë të policisë së KOsovës, të nacionalitetit shqiptar, serb dhe boshnjak.
Deri tani u bë e ditur nga Prokuroria Speciale se të arrestuar janë 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjak.
Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë aksionit policor, janë konfiskuar armë dhe një sasi e parave. E për zyrtarët policor që janë arrestuar nën dyshimet për shkelje të ligjit, thuhet se janë suspenduar nga detyra.