970×90
970×90

Prokuroria Speciale: Ngritet aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Kontrollit Ajror, dyshime për keqpërdorime financiare milionëshe

Prokuroria Speciale: Ngritet aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Kontrollit Ajror, dyshime për keqpërdorime financiare milionëshe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të dy këta zyrtarë kanë punuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Njëri prej tyre është ish-drejtori i kontrollit Ajror, Bahri Nuredini.

Ndërsa, personi tjetër është me incialet D.M.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy (2) të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.

Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Related posts