970×90
970×90
970×90
970×90

Prokuroria në Pejë nis hetimet pas dyshimeve se shumë patentë shoferë janë marrë kundërligjshëm

Prokuroria në Pejë nis hetimet pas dyshimeve se shumë patentë shoferë janë marrë kundërligjshëm

Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimet që janë bërë me patentë shoferë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili derisa konfirmoi nisjen e hetimeve shtoi se “nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin, pasi që mund të pengohet procesi i hetimeve”.

Ndërkaq, sot zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një konferencë për media ka thënë se tashmë ka dorëzuar në Prokurorinë e Pejës raportin me dyshimet e tyre për keqpërdorimet që janë bërë me marrjen e patentë shoferit.

Para mediave, Durmishi tha se bëhet fjalë për përfshirjen e shumë personave, nga autoshkollat, ekzaminer e zyrtarë të ministrisë.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm.

“Ne kemi dërguar raportin në Prokurorinë e Pejës janë qindra raste, unë informata më shumë nuk mund të jap, pasi janë në proces të hetimit. Janë me emra, mbiemra, kur janë paraqitur provimet. Ka rënë 10 herë në Prishtinë, dhe ka shkuar e ka dhënë provimin me të parën në Pejë”, deklaroi ai.

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Related posts