970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Prokuroria hap rast ndaj Endrit Shalës, inicohet si “sulm”

Prokuroria hap rast ndaj Endrit Shalës, inicohet si “sulm”

Prokuroria Themelore e Prishtinës hap rast ndaj Endrit Shalës, inicohet si “sulm”.


Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur rast ndaj ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për veprën penale ‘sulmi’. Prokurori ka autorizuar policinë për dhënien e deklaratave të personave në rast”, tha Ulaj.
Reporteri.net ka pyetur edhe Policinë e Kosovës nëse kanë intervistuar Shalën por deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje.

Kujtojmë se gazetari Ensar Ramadani dje raportoi se është goditur me grusht nga ministri Shala.

E gjitha ndodhi pasi gazetari në fjalë kishte shkuar në QKUK për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Luan Malokut, këshilltar i kryetarit të Nismës Soacialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës. 

Related posts