970×90
970×90

Projektligji për Trustin sot prapë në Kuvend

Projektligji për Trustin sot prapë në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

PDK ka thënë dje se se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare, shkruan Reporteri.net.

Sipas deputetit Bekim Haxhiu, i cili edhe e ka iniciuar këtë projektligj, shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se  bë në mënyrë arbitrare.

Në anën tjetër, nga partia në pushtet, Vetëvendosje, kanë thënë se  ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ripërsëriti  se grupi parlamanentar i shumicës nuk e përkrahë projektligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00. E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

Related posts