
Profesori i historisë Nezir Shehu ka bërë një përshkrim të rrugës së vjetër e cila dërgon nga Juniku në Bjeshkët e tij. Ai, ka shkruar me emra pjesët e rrugës duke bashkuar edhe hartën. Kjo ka shprehur edhe reagimin e shumë qytetarëve ku kanë shprehur interesin për shënimin e toponimeve deri në Bjeshkën e Junikut.
Shkrimi i plotë nga Nezir Shehu:
Sot për rinin tonë që dëshirojnë të dinë më shumë për rrugën e vjetër për në Gjeravicë, ishin dy rrugë, deri me fillimi e punës nga Kompania pyjore Gjeravica në Deçan ( Parketarja) që hapi rrugën nga Livadhi i madhë: Rruga përgjatë Erenikut kryesisht shfrytëzohet për ngjitjen e bagëtive gjatë sezonës së pranverës dhe djergave në sezonën e vjeshtës!
Po rruga kryesore ishte në pjesën e kundërt me të sotit në pjesë Lindor, arsyet ishin të ndryshme e me së shumti ato natyrore Urat! Ajo nga qafa e Jasiqit vazhdon në të djathtë për të Livadhi i Verrave, duke vazhdu në Kelkere, për të pushuar të Kroni i Priftit, pastaj duke kaluar Firzen dhe Gungen e Badrës, për të larguar një Guri të Lisi i Ramit, vazhdohet në Zharre, të vendi ku kcejnë Dragojtë- aty shpesh kan hasur në Dre dhe Drenusha nga e ka marrë edhe emrin, të Boja e Kuqe të Ledina e Jedovës, shkalla e Imer Jahës në Kunorë, duke shkuar në të majtë të Vada e Vokshit, Brija e Rripit për në Gropa duke ecur të Gropa Erenikut. Rruga vazhdon nga Rranimi rreth currjelit të vogël, duke dalë në Jabllane ose siq thoshte Din Mehmeti Ligata, për të Rrasat e kripës kalohet Ereniku të kroni i leqeve. Leqeve të Shehiqve për të kroni i currjelit të madhë fund shpatit të madhë, Rruga vazhdon ka rrafshi i Gurit të madhë të Bora e madhe, shkalla e Bucinës. Nuk reziston njëri pa u ndalur të Gurra e Bardhë dhe loja deri sa mundesh me mbajtë dorën në Ujë i cili është më i ftohti në këto anë. Rruga vazhdon në dy shkallët e Liqeni për të Liqeni i madhë, në të majtë Liqeni i vogël vazhdohet të qafa e Gjeravicës, duke ecur në Livadhin e Gjeravicës, thepat e Gjeravicës dhe arrihet në Maje 2656 ml.
Kjo ishte rruga më e frekuentuar. Sot shkohet nga rrafshat e Qokut, qafa e Sylbicës, gurra e Hoxhës, Bucina. Pastaj nga Lugi i gjatë boja e kuqe, Gjeravica e Vogël. Pjesa e tjetër nga Qershiza dhe nga Pllaqica e Junikut.
Duke punuar na mbetet të realizohet plani i Rrugës për në Gropën e Erenikut i cili ka filluar me një rrugë krejtësisht të re e shumë joshëse për Turizëm. Me shpresë se mbas 3 viteve të realizohet ky projekt dhe të bëhet shumë më e lehtë qasja për në Gjeravicë!