970×90
970×90
970×90
970×90

Profesori nga Parisi i shkruan Kadri Veselit: Nesër është dita e juaj, bllokojeni formimin e Qeverisë Hoti shpëtoje Kosovën

Profesori nga Parisi i shkruan Kadri Veselit: Nesër është dita e juaj, bllokojeni formimin e Qeverisë Hoti shpëtoje Kosovën

Nezir Kraki i cili kohë pas kohe komenton situatën politike në vend, i ka shkruar një letër kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, ku i kërkon bllokimin e qeverisë Hoti, shkruan gazetaprojekti

Kjo është letra e plotë

Nesër është dita e Kadri Veselit…

Zoti Veseli, po bëhen disa vite që ju e drejtoni PDK-në (me letra) por ju dhe ne e dimë që një pjesë e madhe e figuarave aty brenda e kanë ruajtur lidhjen direkte me ish shefin e partisë tuaj. Kjo zoti Veseli ka bërë që ju, përkundër përpjekjve për reforma dhe ristrukturim të partisë, të mos arrini në stadin ku edhe opinioni por edhe votuesit e PDK-së t’ju shohin si liderin legjitim të partisë.

Deri sot, nuk keni pasë rast t’i shpëtoni kontrollit “nga jasht” të ish shefit të partisë tuaj i cili, e ka dëshmuar tashmë se për karrieren e tij personale, nuk i kursen as shokët e luftës e as aktivistët e paqes. Në njëfarë mënyre ju jeni duke ia ruajtur postin Hashim Thaqit derisa ai të lodhet me poste ceremoniale andej nga presidenca. Të paktën kështu duket nga vështrimi i jashtëm i vakive tuaja politike.

Nesër zoti Veseli është momenti i parë në karrierën tuaj politike për pavarësim nga ish shefi i partisë dhe marrje në dorë të fatit tuaj politik, duke u bërë de jure dhe de facto lider i PDK-së.
Nesër, më besoni, është dita kur ju mund ta fitoni një legjitimitet dhe simpati të paparë deri tash në opinionin publik sepse neser gjasat janë që qeveria marionetë e një koalicioni jolegjitim të formohet falë disa votave nga kampi juaj politik.
Nesër ju mund ta filloni karrieren tuaj politike ose ta përfudnoni atë brutalisht sepse nese ajo qeveri formohet, jam i bindur që ish shefi i partisë tuaj do e kërkojë poziten që ju e mbani hiç më larg se vitin tjetër, për rrugëtim drejt kryeministrisë (tash qe Gjykata tha se pazaret lejohen pa shku ne zgjedhje). Kjo do ju eklipsonte juve defitinivisht dhe padrejtesisht nga skena dhe nga partia që po provoni ta riskturkturoni.

Prandaj zoti Veseli, nuk e di si i keni hesapet ju realisht por mendoj sinqerisht që partisë tuaj dhe juve do ju kovenonin zgjedhjet brenda këtij viti. Me zgjedhje këtë vit, ju e izoloni ish shefn tuaj ne presidencë dhe realiteti politik i ri do t’ishte i favorshem për figurat që këto kohë kanë treguar maturi dhe përgjegjësi. Nëse beheni edhe ju pjesë e këtij pazari, dijeni që ju karrierën e mbyllni nesër dhe PDK futet në ciklin e zhbërjes bashkë me LDK-në dhe AAK-në.

Këto fjalë jua thotë një person që nuk e ka asnjë interes në asnjërin pazar që zihet korridoreve të Kuvendit.
Bëjeni për veten tuaj dhe për Kosovën. Nesër bllokojeni formimin e asaj qeverie dhunuese ndaj vullnetit qytetar dhe te rrezikshme ndaj integritetit të Kosovës.

Të fala nga Parisi.

Related posts