
Analisti i njohur nga Parisi i cili është edhe profesorë në këtë qytet, ka komentuar situatën e krijuar politike në Kosovë, duke i dhënë njē goditje të fortë, Nismas, AKR-së dhe Dardan Gashit, shkruan Gazeta Projekti.
Statusi i plotë
Uroj që me këto zgjedhje të zhduken definitivisht partitë që nuk ekzistojnë realisht.
A ka dhunim më të madh të votës dhe demokracisë sesa kur AKR, NISMA, Dardan Gashi etj… e marrin gjysmen e qeverisë me as 5% peshë në vota?
Bile rasti i Dardan Gashit është brutal. Ai s’kishte as parti, as votues. E kishte veç voten e Teuta Rugoves si produkt për pazar. Çudi pse s’kane reagu shoqatat e grave deri tash për ‘çlirimin’ e T. Rugoves nga pengmarrja politike. Është nje lloj shfrytëzimi ilegal edhe ky.
Nejse…tash po shkojnë krejt.