
Sot i thamë lamtumirë për herë të fundit një njeriu të jashtëzakonshëm – Agim Makës, jeta e të cilit ishte një shembull i ndershmërisë dhe guximit.
Agim Maka ishte më shumë se një mik; ai ishte një forcë intelektuale, një patriot i palodhur, mendjendritur dhe frymëzues, që na kujtonte fuqinë e pamatë të mirësisë, drejtësisë dhe atdhedashurisë që gjendet në çdo njeri të mirë. Këto virtyte Agimi i manifestonte gjithmonë. Nuk duhej të gërmoje thellë në shpirtin e tij për t’i parë ato – ishin aq të dukshme. Ai ishte një shkëmb i besnikërisë dhe i besimit.
Kishte guximin për t’u përballur me vështirësitë dhe po ashtu përkushtimin e madh për të luftuar për atë që ishte e drejtë. Ishte njeri me bindje, i paepur, veprues dhe këmbëngulës për vlerat që besonte – për një Kosovë më të mirë.
Fjalët nuk mund ta përshkruajnë plotësisht thellësinë e karakterit të tij, as zbrazëtinë që la pas.
Sot nderuam jetën e tij, arritjet e tij dhe dashurinë për parimet që ai i mbante të shenjta – të vërtetën, drejtësinë dhe guximin.
Pusho në paqe, Agim Maka.
Me mirënjohjen më të thellë,
Maxhun Shehaj