970×90
970×90
970×90
970×90

Problemi me borde, Kosova shkel edhe një me BE’në, tani në energji

Problemi me borde, Kosova shkel edhe një  me BE’në, tani në energji

Pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, problemi me bord, Kosovës mund t’i kushtoj edhe në sektorin e energjisë, te një mekanizëm i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.

Ramush Haradinaj me të ardhur në krye të qeverisë së Kosovës, ndër vendimet e para që kishte marrë, ishte ai i shkarkimit të bordit të Agjecisë së Akredimit. Kjo u konsiderua si ndërhyrje e politike, dhe kjo agjenci u përjashtua nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Problem i madh tani e sa kohë po paraqitet edhe në Bordin e Zyrës së Regullatorit të Energjisë, dhe me këtë po ndodhë një shkelje e Kosovës të një mekanizmi të rëndësishëm të Bashkimit Evropian.Gazeta Metro mëson se mungesa e korumit vendimarrës në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë tash e gati një vit, përveç se e bën këtë institucion jo-funksional përbën edhe shkelje bazike të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Nga burime brenda Komitetit të Energjise në Vjenë që funksionon si Rregullator i sektorit të energjisë për vendet e BE’së, Gazeta Metro mëson se Sekretariati i Komunitetit të Energjisë disa herë ua ka tëhequr vërejtjen autoriteteve të Kosovës për këtë dhe tani është i gatshëm të nisë procedurë kundër Kosovës për shkeljen e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Jo-funksionaliteti i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sipas këtij burimi, bllokon procesin e reformimit të sektorit të energjisë në Kosovë karshi direktivave të Bashkimit Evropian. Kjo krijon vonesa për Kosovën drejt përafrimit të kornizës rregullative në sektorin e energjisë me atë të Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht shkakton ngecje në proceset integruese. /gazetametro.net

Related posts