970×90
970×90

Probleme në kompaninë ajrore, shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Probleme në kompaninë ajrore, shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë


Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të udhëtojë për në Hagë ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.


Mirëpo, para udhëtimit ka pasur një problem në fluturimin e Haradinajt, andaj është shtyrë për disa orë, shkruan Reporteri.net.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines””, thuhet në njoftim.

Related posts