970×90
970×90
970×90
970×90

Pro Credit Bank dhuron spektakël në Prishtinë me fishekëzjarre

Pro Credit Bank dhuron spektakël në Prishtinë me fishekëzjarre

Gjatë ditës ka pasur reagime të mëdha nga aktivistët që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë veprim, që sipas tyre i sjellë dëme të mëdha ambientit që edhe ashtu është në gjendje të keqe në Prishtinë.

Por, gjithçka nisi rreth orës 22:00 në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Me të marrë fund koncerti ku performoi Elvana Gjata, një numër i madh fishekzjarresh kanë trazuar qiellin e kryeqytetit këtë mbrëmje.

Kurse, disa ditë para koncertit, ambientalistët kishin dalë kundër ndezjes së fishekzjarrëve duke kërkuar sqarime nga institucionet, që pavarësisht ajrit të ndotur, po japin leje për hedhjen e mjeteve piroteknike.

Komuna e Prishtinës ka thënë se nuk i takon asaj të vendosë për mjetet piroteknike dhe organizatorin e kishte drejtuar te Ministria e Punëve të Brendshme.

E kjo ministri duket se nuk ka komunikim fare me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ka dalë haptas duke thënë se është kundër mjeteve piroteknike.

Viteve të fundit, Prishtina është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Related posts