Pritjet e gjata para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, tanimë janë bërë diçka normale për qytetarët.
Qindra aplikues për vizë edhe sot nga mëngjesi janë duke pritur para ambasadës. Një lexues i Indeksonline ka dërguar foto nga rruga para ambasadës ku shihet një numër tejet i madh njerëzisht.
Ai thotë se janë më shumë se 400 persona që po presin nga mëngjesi në radhë.
Kujtojmë se radhë e gjatë si sot, para kësaj ambasade bëhet çdo ditë, derisa në disa raste ka intervenuar edhe policia.