
Pritjet në pikë-kalimet kufitare për të dalë nga Kosova po vazhdojnë të jenë të gjata.
Gjendje më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, në Merdare qytetarët po presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova.
Njësoj është gjendja edhe tek Dheu i Bardhë. Atje kolonat janë të gjata deri në 1700 metra.
Edhe në Jarinje, qytetarët po presin deri në tri ose e gjysmë.
Ndërkaq në Muçibabë pritet janë më shumë se 2 orë e gjysmë.
Deri në dy orë pritje ka edhe në Mutivodë.
Ndërkaq në pikat e tjera kufitare gjendja është e mirë dhe s’ka pritje të gjata.