Arban Abrashi, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka treguar se sot kanë dorëzuar një kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka të bëj me vlerësimin e zgjedhjeve të raundit të dytë të balotazhit në Prishtinë.
“Kërkesa jonë ka të bëj me dy nene: e drejta zgjedhore dhe pjesëmarrja dhe si dhe mbrojtja gjyqësore”, ka thënë Abrashi në një konferencë për media.
“Ne mendojmë që disa veprime që janë marrë nga PZAP dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet. Sipas disa juristëve që i kemi konsultuar mund të thuhet se janë disa vendime arbitrare karshi të drejtave tona”.
I pyetur se a do të ketë zgjedhje të reja në Prishtinë, Abrashi ka thënë të flas për verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese.