970×90
970×90

Prishtina nuk futet në karantinë

Prishtina nuk futet në karantinë

Përkundër shtimit të rasteve, Zemaj e Ahmeti, kanë thënë se janë duke u përpjekur ta shmangin karantinën.

5 muaj pasi doli nga karantina, sheshet e kryeqytetit kanë këtë pamje.

Por ka gjasë që sheshet e kryeqytetit t’u rikthehet sërish kjo gjendje.

Vetëm të martën, IKSHPK, ka njoftuar se nga 197 raste të reja, 92 prej tyre janë pikërisht në Prishtinë.

Shtimi i këtyre rasteve, ka kthyer edhe një herë në diskutim izolimin e kryeqytetit.

Por, me një gjë të tillë, nuk po pajtohen disa nga qytetarët.
E disa të tjerë, thonë izolimi mund të ndikojë, që pë një kohë të ulet numri i të infektuarve.
E tema e karantinës, të martën bëri bashkë të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti dhe atë të shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ky i fundit, priti në takim Ahmetin, së bashku me drejtorn i Shëndetësisë, Bujar Gashi dhe atë të inspekcionit, Adonis Tahiri.

E pas takimit, Zemaj tha se Kosova po qëndron bindshëm në mes të vendeve me menaxhim më të mirë të virusit.

Zemaj ka shtuar se rritja e numrit, vijenga mos-disiplina individuale, pasojat e të cilave, sipas tij, kanë pasoja fatale.

E i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se janë duke u përpjekur, që ta shmangin izolimin e kryeqyteit.

Ahmeti po ashtu ka shtuar, se nuk duhet të kete reahati të madhe nga situata e tanishme, pasi qytetet e Evropës, po shkojnë drejt mbylljes.

Kurse në Kosovë numri i të prekurve brenda 24 orëve është 197, derisa numri i të vdekurve është tre.p

Related posts