
Në bazë të të dhënave të instrumentit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual i ndotjes së ajrit është alarmant, shkruan lajmi.net.
Aktualisht, Prishtina gjindet në vendin e tretë me ndotjen e ajrit, dhe me nivel ndotës prej 242 PPM.
Kujtojmë se probleme të njëjta, kryeqyteti kishte edhe vitin e kaluar.
Si shkaktar kryesor, po cilësohet të jenë gazrat e lëshuara nga makinat si dhe nga djegia e qymyrit.
E në lidhje me shfrytëzimin e qymyrit si lëndë djegëse për ngrohje institucionet e Kosovës kanë marrë disa masa.
Në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që kjo lëndë të ndalohet të përdoret për ngrohje nga Institucionet Publike