
Mediet saudite kanë thënë se princi Mohammed bin Salman e ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, pas thashethemeve se disa anëtarë të familjes mbretërore janë duke e planifikuar rrëzimin e tij nga froni përmes një puçi.
Princi Salman ka udhëtuar në Argjentinë për të marrë pjesë në samitin e G20-ës, por e ka urdhëruar ushtrinë që nga bazat e ndryshme të shkojnë drejt Riadit. Thashethemet për një puç të mundshëm filluan pasi një princ disident tha se opozita është duke u mobilizuar për ta kundërshtuar princin Salman.
Princi Khalid bin Farhan, i cili jeton në Gjermani, ka thënë se është formuar një grup opozitar që e ka vetëm një qëllim, rrëzimin e princit Salman nga pushteti. “Shpresoj që të jetë një puç i lehtë, ku do të merret kontrolli i institucioneve të sigurisë, e pastaj të shkarkohet princi Salman”, deklaroi ai.
Shtëpia e Saudëve, që e përbën monarkinë, është e ndarë në shumë degë dhe secila degë e jep mendimin e vet para se të zgjedhet udhëheqësi i ri. Rrjedhimisht, përpjekja për ta rrëzuar nga pushteti princin Salman me shumë gjasë do të sillte dhunë dhe trazira, shkruan “Daily Mail”,