970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Princi i kurorës i Serbisë viziton Manastirin e Deçanit

Princi i kurorës i Serbisë viziton Manastirin e Deçanit

Princi trashëgimtar i kurorës së Serbisë Aleksandër Karagjorgjeviç, “Princi-Trashëgimtar Filip” bashkë me gruan e tij Princeshën Danica Karagjorgjeviç dhe djalin e tyre katërvjeçar Princ Stefan vizituan Manastirin e Deçanit për dy ditë, si pjesë e një vizite shumëditore në Kosovë.

Familja e princit, trashëgimtarit të fronit, u prit nga kreu i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me vëllezërit e tij.

Gjatë vizitës anëtarët e familjes mbretërore u përkulën para relikteve të Shën Mbretit Stefan Deçanski dhe morën pjesë në vigjiljen e së shtunës dhe të dielës së sotme në liturgjinë ku u kunguan.

Kreu i Manastirit të Deçanit Janjic përmes një statusi në facebook njofton për vizitën e tyre dhe përcjell me një set fotografik

“Familja Karagjorgjeviq u njoh me jetën e manastirit, ekonominë tonë dhe më shumë vizitorë të manastirit donin të bënin një foto me anëtarët e familjes mbretërore”, shkraun ai në Facebook.

Related posts