970×90
970×90

“Princesha Palace” u del dardhë me bisht, policia e Kosovës gjobitë mbi 100 persona ‘sevdali të tallavasë’

IndeksOnline ka raportuar pak më parë se si në lokalin “Princesha Palace”, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj po argëtoheshin klientë të shumtë me muzikë tallava.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Të njëjtit kanë gjobitur mbi 100 persona, duke përfshirë edhe pronarin e lokalit me një gjobë e cila mendohet të jetë rreth 2 mijë euro.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID. Në kontekstin e kësaj policia dhe inspektorët kompetent, kanë pasë informatë për tubimin në lokalin që ju keni përmendur në shkrimin tuaj , dhe që nga ora 20:00 pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës ndodhen në atë lokacion ku përveç pronarit janë duke shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit e tjerë që besohet të jenë mbi 100 persona”, ka deklaruar Flora Ahmeti, nga policia e Kosovës.

Related posts