
Princesha Leonor, 17 vjeç dhe trashëgimtarja e supozuar e fronit spanjoll, do t’i nënshtrohet tre viteve të trajnimit ushtarak duke filluar nga gushti, tha të martën ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles.
Monarkia spanjolle po përpiqet të riparojë imazhin e saj pas një sërë skandalesh gjatë dekadës së fundit, kryesisht të lidhura me ish-mbretin Juan Carlos, i cili abdikoi në vitin 2014 në favor të djalit të tij, mbretit Felipe.
“Si në të gjitha monarkitë parlamentare (trashëgimtari) duhet të ketë një sfond ushtarak dhe një karrierë ushtarake,” tha Robles pas një takimi të kabinetit.
Dekreti përcakton që kur princesha të përfundojë studimet e shkollës së mesme në Uells, pas verës të fillojë stërvitjen e saj ushtarake.
Familja Mbretërore ka argumentuar në një deklaratë se Mbretërit besojnë “se trajnimi ushtarak i Princeshës së Asturias është shumë i përshtatshëm dhe i vlefshëm; ai përforcon kapacitetet e shërbimit dhe ofrimit dhe lehtëson detyrat e përfaqësimit që do të duhet të marrë si trashëgimtar i kurorës”.