Princ Leka ka shuar përfundimisht dilemat rreth ndarjes me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka deklaron publikisht se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjyjatë.
“Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.
Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!! “, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga princ Leka.