970×90
970×90

Prezantuesja rrëfen vuajtjet që ia shkaktoi gjoksi i madh

Prezantuesja rrëfen vuajtjet që ia shkaktoi gjoksi i madh

Prezantuesja dhe DJ e famshme ka deklaruar se shpeshherë është ndëshkuar në shkollë për shkak të gjoksit të madh.

Prezantuesja dhe DJ Ashley James tregoi se ka marrë dënime në shkollë edhe kur përqafonte vëllain e saj, ngase trajtohej si imorale për shkak të madhësisë së gjoksit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ylli i reality-shout tregoi në një intervistë se si gjoksi i kishte hapur dënime asaj edhe kur përqafoi vëllain.

Ashley tha se u dënua kur pëqafoi vëllain e saj jashtë dhe se mësuesit i kishin thënë që njerëzit nuk e dinë se kush është ajo.

“Morali im gjithmonë vihej në dyshim, madje edhe nga mësuesit. Unë u trajtova pothuajse sikur e pamoralshme, sepse kisha gjinj të mëdhenj dhe gjithçka”, shtoi ajo.

“Unë thjesht gjithmonë ndihesha e turpëruar”, rrëfen DJ. /Lajmi.net/

Related posts