Ferrari është rikthyer në nivele të larta në Formula 1, teksa pas tre garave të para, ka fituar dy me francezin Charles Leclerc, ndërsa konstruktori italian i makinave po punon paralelisht edhe në aspektin komercial.
Kështu prej kohësh ka nisur puna për prodhimin e modelit 296 GT3, që pritet të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të ‘nxjerrë në pension” modelin e vjetër 488 GT3.
E në pritje për ta parë nëpër sallone, konstruktori me qendër në Maranello, ka nxjerrë në qarkullim edhe imazhet e para të makinës, që shumë shpejt do të jetë në treg, ndonëse me një çmim që jo kushdo mund ta çojë ndërmend ta blejë.