970×90
970×90

Presidentja Vjosa Osmani pritet nga presidentja e Singaporit, Halimah Yacob

Presidentja Vjosa Osmani pritet nga presidentja e Singaporit, Halimah Yacob

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar për një vizitë zyrtare në njërin prej shteteve më të zhvilluar aziatike, Singaporin. Shkruan Gazeta Projekti.

Atje, Osmani është pritur nga presidentja e këtij vendi ku ka marr garanci për bashkëpunimin e dy vendeve.

Lajmi i plotë:

Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob.

Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi.

Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit.

🇽🇰🤝🇸🇬

Related posts