Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Osmani do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së. Ajo do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Gjithashtu Osmani do të takohet edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Takimi me Metsolan do të mbahet në ora 14:00.