970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Presidentja Osmani po qëndron në SHBA

Presidentja Osmani po qëndron në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku të mërkurën, pritet ta takojë, Louis L. Bono, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndonëse Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për takimin në fjalë, i njëjti është njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Zyrtari i lartë Bono takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që pritet ta takojë një zyrtar të lartë të administratës Trump, meqë Bono e mori detyrën në ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

 

Vizita e Osmanit në DASH vjen dy ditë pasi i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e cilësuar si partner jo të besueshëm për SHBA-të. Ai ka theksuar se qeveria e drejtuar nga Kurti nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të parë të Donald Trump-it, as gjatë administratës së Joe Biden-it.

Related posts