970×90
970×90

Presidentja Osmani në SHBA pritet nga delegacioni i Kongresit

Presidentja Osmani në SHBA pritet nga delegacioni i Kongresit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Delegacionin e Kongresit Amerikan në Dejton.

Delegacioni u kryesua nga Kongresmeni Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pjesë e delegacionit ishin edhe: Kongresmenët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara si aleat strategjik i Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe potencialin për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane në Kosovë.

Gjatë takimit, ajo i njoftoi kongresistët për zhvillimet e sigurisë në Kosovë e rajon si dhe për kontributin e Kosovës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm, bën të ditur Presidenca e Kosovës.

Related posts