970×90
970×90
970×90

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, SHBA-në

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, SHBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi publikoi urimin e homologut të saj amerikan, Joe Biden, për Ditën e Pavarësisë tha se Kosova është bekuar të ketë në krah aleatin e përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka shtuar se Biden në këtë urim ka duartrokitur përkushtimin e Kosovës në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë. Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!”, ka shkruar Osmani.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka dërguar një letër urimi presidentes së vendit Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë letër, Biden ka thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë partner i palëkundur i Kosovës.

Në letrën që Biden ia ka dërguar Osmanit, thuhet se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj. Ai madje ritheksoi mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet e vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe të forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Biden ndër të tjerash.

Related posts