970×90
970×90

Presidentja Osmani i nxjerr faturat, sa shpenzoi ajo edhe sa shpenzuan të githë presidentët tjerë

Presidentja Osmani i nxjerr faturat, sa shpenzoi ajo edhe sa shpenzuan të githë presidentët tjerë

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani ka shpenzuar më së paku para nga të gjithë paraardhësit e saj në detyrën si presidente e vendit. Të dhënat që dëshmojnë për këtë janë publikuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, raporton Gazeta Express.

Pasi tha se ka pasur shumë interesim për shpenzimet e presidentes Osmani dhe kabinetit të saj, Kupina i publikoi ato në Facebook.

“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit. Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, shkroi ai.

“Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ulje drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë”, ka shtuar Kupina.

Shpenzimet racionale, Kupina tha se japin më shumë mundësi që paratë të orientohen në vende adekuate, duke sigurar në fund se asnjë cent nuk është shpenzuar dosido.

Sipas të dhënave të publikuara, Vjosa Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 2,714 euro për dreka dhe darka zyrtare.

Për karburant për veturat janë shpenzuar 5,165 euro.

26,127 euro janë shpenzuar nga presidentja Osmani dhe kabineti i saj për akomodim jashtë vendit, ndërsa 35,863 euro për biletat.

Related posts